04 nëntor 2008

I (pa)djallëzuari Lionel Messi

Lionel Messi mund të jetë në rrezik për ta humbur imazhin e djaloshit ‘të pafajshëm’ pasi e ka pështyrë lojtarin e Malagas, Duda, gjatë ndeshjes të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 4-1.
21-vjeçari gjithmonë ka qenë shembull sa i përket sjelljes së një sportisti, si në fushë po ashtu edhe jashtë saj. Mirëpo gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Malagas, Messi e ka shfaqur ‘ngjyrën’ e tij të vërtetë pasi që kamerat e kanë kapur duke e pështyrë lojtarin kundërshtar. Ende nuk janë zbuluar detajet nëse Messi ka qenë i provokuar, mirëpo gazeta madrilene “Marca” tashmë ka krijuar një skenar të plotë me këtë ngjarje.