04 nëntor 2008

Giggs: Mund tё shkruajmё histori

Ryan Giggs ёshtё i bindur se Manchester United mund tё bёhet ekipi i parё qё do tё mbrojё titullin e Ligёs sё Kampionёve.
Real Madrid fitoi pesё herё radhazi Kupёn Evropiane nё fillimin e saj; Interi fitoi dy tituj radhazi nё vitet 1964 dhe 1965; Ajaxi shёnoi treshe tё titujve nё vitet 1970-ta; dhe Nottingham Forest, prej tё gjitha klubeve angleze, e ka fituar atё dy herё radhazi. Por, qё kur ka filluar periudha e Ligёs sё Kampionёve, nё vitet e hershme 1990-ta, asnjё ekip nuk e ka fituar dy herё radhazi atё. “Asnjё ekip nuk e ka mbrojtur titullin e Ligёs sё Kampionёve, por kjo ёshtё sfida jonё. Kemi nevojё pёr ta shfrytёzuar pёrvojёn qё kishim vitin e kaluar, ta ruajmё dёshirёn dhe urinё qё e kishim dhe ta shfrytёzojmё”, ka thёnё Giggs. “Nuk do tё jetё lehtё, por ndjejmё se kemi njё shans tё madh”, ka shtuar ai. Njё fitore nё gupin E ndaj Celticut, gjatё tё mёrkurёs, do t’i sigurojё Manchesterit njё vend nё rundin eliminator.