04 nëntor 2008

Garcia: Torres ishte ai qё i mungoi Liverpoolit

Ish-lojtari i Liverpoolit, tash pjesё e Atletico Madridit, Luis Garcia, mendon se Fernando Torres ishte personi qё i mungoi Liverpoolit nё ambiciet pёr tё fituar titullin e Premierligёs.
“Mendoj se kur isha pjesё e ekipit, na mungonte dikush si Torres, dikush i veçantё qё arrinte 20 gola pёr njё sezon. Ajo qё ai i dhuroi Liverpoolit janё golat si nё Premierligё, po ashtu edhe nё Ligёn e Kampionёve”, ka thёnё Garcia. “Veçanёrisht e rёndёsishme ёshtё se ai gjendet bukur para golave tё ekipeve angleze. E dini, nё Premierligё ёshtё shumё e rёndёsishme tё keni ndonjё person tё aftё tё shёnojё gola, shumё gola”, ka shtuar bashkёvendasi i Torres.