06 nëntor 2008

Edhe Mancehster United në kërkim të Lavezzit

Kampioni i Anglisë dhe i Evropës, Manchester United, raportohet se është duke u interesuar për yllin argjentinas të Napolit, Lavezzi.
Sulmuesi është duke kaluar një formë të shkëlqyeshme me Napolin, derisa tifozët janë duke e krahasuar me heroin e tyre, Maradonnën.Lojërat e argjentinasit kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve më të mëdhenj të Evropës, ndërsa së fundi thuhet se interesim ka shprehur edhe Manchester United.Megjithatë, Napoli ngulmon se nuk do ta shesë lojtarin më të mirë, ndërsa edhe vet Lavezzi disa herë ka theksuar se nuk ka në plan ta lëshojë ekipin aktual.Krahas Manchester United, për Lavezzin interesim ka shprehur edhe një ekip tjetër i Premierligës, Chelsea.