Ish-trajneri i Milanit dhe tash përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, e ka krahasuar përbërjen e tij me përbërjen më të mirë qe e ka pasur në kohën kur drejtonte klubin italian.“Atmosfera në grup është e shkëlqyeshme, si në të gjitha ekipet ku kam menaxhuar. Kur fillova në Milan gjeta një energji të veçantë atje dhe arritëm rezultate të shkëlqyeshme së bashku. Vitin e kaluar punova me Realin dhe krijova të njëjtën atmosferë dhe fituam titullin”, ka thënë italiani.“Duhet të krijoni një ekip me karakter fitues. Kuptohet, duhet të keni lojtarë të mirë. Pa lojtarë të mirë është e pamundur të fitohet kur luhet ndaj disa prej kombëtareve më të mira në botë“, ka shtuar Capelo.“Mendoj se për momentin Anglia e ka energjinë e duhur së bashku me lojtarët e mirë. Jemi një ekip i shkëlqyeshëm dhe mund të luajmë në të njëjtin nivel si edhe vendet më të mira të botës“, ka përfunduar ish-trajneri i Real Madridit.