Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka vazhduar luftën e fjalëve me Alex Ferguson duke thënë se trajneri i Machester United është xheloz për nëntë titujt e Ligës së Kampionëve të fituar nga Mbretërit.Raportet ndërmjet dy skuadrave janë keqësuar që nga momenti kur Real Madrid insistonte ta rrëmbejë Cristiano Ronaldon. “Askujt nuk i kam thënë se do ta angazhoj Cristiano Ronaldon. Lojtari është ai i cili shprehu dëshirën të vijë te ne, jo unë”. “Fergusoni nuk e do skuadrën tonë dhe është xheloz pse nuk i ka nëntë tituj sikur ne”, ka thënë presidenti i Los Merengues.