23 nëntor 2008

Barcelona përgatit ofertё tё re edhe pёr Eto

Lideri i tabelës sё ligës spanjolle, Barcelona, sё shpejti do tё fillojё negociata me Samuel Eto’o pёr vazhdimin e kontratës sё kamerunasit.
Eto’o sё bashku me Decon dhe Ronaldinhon u gjend nё listёn e lojtarёve tё padëshiruar tё trajnerit tё ri Pep Guardiola, por pёr dallim prej dy tё tjerёve qё u larguan nё drejtim tё Chelseat, respektivisht Milanit, Eto’o vendosi tё qëndrojё dhe tё luftojё pёr vend nё formacionin e parё. Pas disa paraqitjeve tё shkëlqyeshme kёtё sezon, drejtuesit e Barcelonёs dёshirojnё t’i ofrojnë atij njё marrëveshje tё re, pasi ajo aktuale skadon pas dy vitesh, ndërsa tashmё disa ekipe kanё shprehur interesim pёr tё marrё shërbimet et ij. Negociatat pёr vazhdimin e kontratës sё sulmuesit kamerunas pritet tё vazhdojnë sapo tё pёrfundojnё marrëveshjet e Xavit dhe Busquets. Lojtari pritet se do tё fitojё marrëveshje tё re edhe pёr dy sezone, qё do ta mbajё atё nё Camp Nou deri nё vitin 2012.