Drejtuesit e klubit gjerman kanë përcaktuar përfundimisht çmimin që duhet të paguajnë skuadrat e interesuara për Edin Dzekon: 40 milionë euro.
Për bomberin boshnjak interesohet Juventusi më tepër nga të gjithë, madje dje u zhvillua edhe një takim mes drejtorit të bardhezinjve, Bepe Marota, dhe atij të Volfsburgut, Diter Hënes. Por rezultatet nuk ishin ato që priteshin nga pala italiane.
Klubi i Bundesligës është i qartë në kërkesën e vet për të lënë të lirë Dzekon: (shumë) para’, menjëherë dhe mbi të gjitha, para’ të thata. Pra, ata nuk pranojnë asnjë lloj marrëveshjeje që përfshin lojtarë për të ulur çmimin e sulmuesit. Kjo do të thotë se aludimi për një shkëmbim të mundshëm Dzeko-Diego, bie poshtë.