Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka pranuar se sulmuesi boshnjak Edin Dzeko është objektivi kryesor i klubit për afatin kalimtar të verës.
Bianconerët thuhet se janë në fazë të avancuar të bisedimeve për sulmuesin e Wolfsburgut, Dzeko si dhe mesfushorin e CSKA Moskës, Milos Krasic. Mirëpo, Marotta ka theksuar se Dzeko është prioritet i Juventusit.
“Kemi kthyer vëmendjen te sulmuesi. Është proces i vështirë i bisedimeve pasi klubi gjerman nuk do ta lirojë lehtë Dzekon dhe kërkesa e tyre është shumë e lartë, por ne mbështetemi në faktin se futbollisti dëshiron të vjen në Juventus”, tha Marotta për gazetën Tuttosport.