Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, nuk e ka të vështirë që të tregojë planet e tij për afatin kalimtar veror.
“Diego do të qëndrojë me ne. Sa për Giovincon, ka shumë ekipe të interesuara për të dhe ne duam që ai të piqet duke luajtur futboll të rregullt. Parma? Ata janë të gatshëm të investojnë në të, duke e marrë atë në marrëveshje bashkëpronësie”.
“Pazzini? Qëllimi ynë është që të mos e bezdisim Sampdorian dhe mendoj se nuk kemi lojtarë të Sampdorias në agjendën tonë. Marquez? Unë mohoj të kem bërë ofertë për të”, u shpreh Marotta për Sky Sport Italia.