
“Dzeko? Na pëlqen, por Wolfsburgu nuk dëshiron ta shesë dhe kështu ky diskutim është i mbyllur”, tha Marotta për Il Corriere dello Sport.
Tuttosport kishte spekuluar të premten se Juventusi i kishte dhënë ultimatum Wolfsburgut me një ofertë të panegociueshme prej 30 milionë eurosh, e cila siç duket është refuzuar nga Ujqit gjermanë. /