Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, ka deklaruar se ai dëshiron të mbetet me biankonerët.
La Stampa shkruan se Juve dëshiron ta shesë ish-mesfushorin e Liverpoolit për 18 milionë euro. Por Sissoko thotë se ai është i lumtur në Torino.
“Për momentin unë jam lojtar i Juventusit dhe jam shumë i lumtur. Ky është një klub i madh për mua dhe shpresoj të mbetem këtu”, ka thënë Sissoko.