Juventusi është gjithnjë e më pranë transferimit të sulmuesit të shumëkërkuar, Edin Dzeko, ndërsa sportivja torineze Tuttosport parashikon që transferimi i sulmuesit boshnjak nga Wolfsburgu do të kompletohet brenda dy javësh.
Më në fund duket të ketë dalë në horizont një klub serioz që ka mundur të bindë gjermanët të heqin dorë nga shërbimet e tij, me Milanin dhe Manchester Cityn e Manchester Unitedin në të kaluarën të lidhur me të.
Juventusi për të bindur gjermanët të cilët kërkojnë 35 milionë euro, do të përdorë Diegon, i cili pëlqehet shumë në qarqet e Bundesligas. Së shpejti pritet të mbahet dhe takimi i nivelit të lartë mes dy drejtorëve, Giuseppe Marotta dhe Dietet Hoeness. /