06 korrik 2010
Juventusi, gjithnjë e më pranë boshnjakut Dzeko
Juventusi është gjithnjë e më pranë transferimit të sulmuesit të shumëkërkuar, Edin Dzeko, ndërsa sportivja torineze “Tuttosport“ parashikon që transferimi i sulmuesit boshnjak nga Ëolfsburgu do të kompletohet brenda dy javësh. Më në fund duket të ketë dalë në horizont një klub serioz, që ka mundur të bindë gjermanët të heqin dorë nga shërbimet e tij, me Milanin, Manchester City dhe Manchester United, në të kaluarën të lidhur me të. Juventusi, për të bindur gjermanët, të cilët kërkojnë 35 milionë euro, do të përdorë Diegon, i cili pëlqehet shumë në qarqet e Bundesligës. Së shpejti pritet të mbahet dhe takimi i nivelit të lartë mes dy drejtorëve, Giuseppe Marotta dhe Dietet Hoeness