Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, thotë se ai kurrë nuk do të transferohej në Juventus, pas spekulimeve se ai do të largohet nga kryeqyteti italian.
28-vjeçari sezonin e kaluar e humbi vendin e tij në formacionin e parë nga Nicolas Burdiso, andaj spekulimet për shitjen e tij u shtuan, pasi ai ka vetëm edhe një vit nga marrëveshja e mbetur me Romën.
“Dua t’u tregoj fansave se nuk do të kaloj në Juventus dhe kjo kurrë nuk do të ndodhë“, ka thënë bindshëm Mexes.