Juventusi është duke e menduar transferimin e asit të Benficas, Fabio Coentrao, por çmimi i tij prej 30 milionë eurosh, mund të bëjë që Juventusi të kthehet kah Philippe Mexes i Romës.
Coentrao është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë aktualisht, pas paraqitjeve fenomenale në Botëror, me Real Madridin dhe Manchester Cityn në krye të garës për të.
Megjithatë, çmimi i tij i lartë ka bërë që Juventusi të hidhet në merkato për Philippe Mexesin, për të cilin Roma kërkon 10 milionë euro, por se Bianconerët duan të bëjnë ndonjë marrëveshje shkëmbimi me Poulsen, Sissoko dhe Amauri, të gjithë këta të pëlqyer nga Ranieri.