03 korrik 2010

Juventusi nënshkruan me Motta

Gjiganti italian Juventus, ka nënshkruar me mbrojtësin e Udineses, Marco Motta.

Mundësi që marrëveshja të shendërrohet në të përhershme në fund të sezonit të ardhshëm, për të cilën Juve do të paguajë 5 milionë euro.

Nëse qëndron edhe pas sezonit të ardhshëm, Motta do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare. Juventusi tashmë ka sjellë edhe disa lojtarë të tjerë si, Simone Pepe, Leonardo Bonucci, Marco Storari dhe Jorge Martinez.