
Bianconerët e kanë blerë Bonuccin nga Bari për 15.5 milionë euro. Kurse lojtari i krahut, Martinez, është blerë nga Catania për një shifër prej 12 milionë eurosh.
Sezoni katastrofal të cilin e kaloi Juventus (përfundoi në pozitën e shtatë), ka bërë që ky klub të bëjë ndryshime në kryesi, në shtab teknik, e tash edhe në futbollistë.