Sulmuesi i Juventusit, Amauri, e di se ka njerëz të cilët e kanë fshirë atë nga lista e lojtarëve të mirë.
Por, ish-sulmuesi i Palermos është i vendosur ta dëshmojë veten në Juventus në sezonin e ardhshëm pasi dështoi në sezonin e kaluar.
“Sezonin e kaluar, nuk kam mundur të tregoj se sa vlej dhe dua t’i tregoj gjithkujt, veçanërisht atyre që nuk besojnë, se ia vlej të jem lojtar i Juventusit. Sa gola mund të premtoj? Nuk e di, shumë njerëz më pyesin kështu... së paku 20”, ka thënë Amauri.