Trajneri i Barit, Gianpiero Ventura, ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Sebastian Giovincos nga Juventusi, pasi beson se futbollisti dëshiron të qëndrojë në Olimpico të Torinos.
“Siç kam thënë dhe më parë, mesfushori do t’i përshtatej stilit tonë dhe në të njëjtën kohë Bari do të ishte vendi i duhur për të”.
“Ai do të duhej të kuptonte se sa e dëshirojmë ne atje. Unë do të doja ta takoja atë personalisht dhe t’ia tregoja synimet tona, planet tona, por natyrisht se vendimi është i tij. Nëse ai dëshiron të qëndrojë te Juventusi, atëherë diskutimi është i mbyllur”, deklaroi Ventura.