Juventusi thuhet ta ketë të gatshme ofertën për sulmuesin boshnjak të Wolfsburgut, Edin Dzeko.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, skuadra gjermane ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga Juventusi, por besohet se këta të fundit e kanë përgatitur atë, ndërsa oferta përbëhet nga 30 milionë euro plus shërbimet e Momo Sissokos apo Christian Poulsen.
Ish-ylli i Teplices ka pasur një klauzolë prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, por ajo vleu deri më 31 maj. Wolfsburgu tani ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë për Dzekon dhe duket pak e mundshme që Juventusi ta pranojë ofertën.