Xhanluixhi Bufon kaloi operacionin me sukses të plotë. Portieri i kombëtares së Italisë dhe i Juventusit nga Torino ka pasur një lëndim në Kampionatin botëror dhe patjetër iu është dashur t’i nënshtrohet operimit. Faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” njoftoi se Bufon është operuar të dielën pasdite me sukses dhe pritet se shpejti të aftësohet për ndeshjet kampionale të Serie A. 32-vjeçari në kampionatin botëror “Afrika e Jugut 2010” zhvilloi vetëm 45 minuta lojë për shkak problemeve që kishte me shpinën.
Bufon u operua në Milano, ndërsa se sa do të mungojë nga fushat e gjelbra pritet të konfirmohet në ditët në vazhdim.