Ish-mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, iu bashkua ekipi Al Ahli të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ai pritet ta përfundojë dhe karrierën e tij, ndërsa u ka thënë gazetarëve se vendimi i tij nuk është i bazuar në pagën e ofruar nga klubi arab.
“Nuk është një zgjedhje ekonomike, por një zgjedhje familjare. Këtu presioni është sikurse në Kampionatin italian dhe unë gjithashtu mund ta përdor përvojën time për t’i mësuar njerëzit këtu”, theksoi Cannavaro.
36-vjeçari gjithashtu e shprehu zhgënjimin e tij që nuk arriti të kthehej në vendlindjen e tij, Napoli, ku preferoi të përqendrohej në lojtarë të rinj.