Qendërmbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini, në një konferencë për mediat italiane ka folur lidhur me situatën që po përjeton klubi bardhezi por edhe për objektivat e sezonit të ardhshëm.
Kielini u shpreh se objektivi kryesor për Juventusin mbetet arritja e një vendi në Ligën e Kampionëve. “Për ne sezoni i ri do të jetë sezoni i sakrificës për të rifituar kohën e humbur. Do të jetë viti zero ku çdo gjë do të ringrihet nga e para pas një sezoni zhgënjyes si ai i vitit të shkuar. Për të parë një Juve pretendente duhet kohë pasi skuadra ka shumë nevojë për një sktukturim në të gjitha repartet dhe tani ndodhemi në fazën e menaxhimit të të gjitha mundësive që kemi”, pohoi 25-vjeçari.
Lidhur me të ardhmen e tij, mbrojtësi i kombëtares italiane u shpreh se ndihet mirë në Torino pasi aty është rritur si njeri dhe formuar si futbollist. Ai shtoi se kërkon të vazhdojë gjatë me ekipin juventin dhe të njëjtën gjë sipas tij dëshirojnë edhe drejtuesit e “Zjonjës së vjetër”.
Kielini ka analizuar edhe repartin e mbrojtjes, repart në të cilin ai luan, ku ka theksuar se bardhezinjve u njevojiten përforëcime pasi tre mbrojtësit që ka në dispozicion nuk japin garanci deri në fund të sezonit.