Duket se kanë filluar të shfaqen problemet e para në merkaton e Juventusit, pasi që lojtarët po refuzojnë të largohen nga skuadra.
Në kohën kur Bianconerët po shikojnë se si ta largojnë Fabio Grosson nga skuadra, me Atletico Madridin të interesuar për të, është vetë futbollisti ai që ka refuzuar të largohet nga Olimpico i Torinos.
Sipas Ansa, mbrojtësi i krahut është i bindur se mund ta bindë Del Nerin për një vend startues te Juventusi për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, duke qenë se Grosso nuk do të ketë vend të garantuar në formacionin e bardhezinjve, kjo çështje do t’i mbetet në dorë Giuseppe Marottas.