Mesfushori i Barcelonёs, Xavi Hernandez, ka zbuluar se nё tё kaluar ai kishte pasur mundësi tё kalojё nё Milan.“Pasi e fituam Kampionatin Botëror deri nё 20 vjet me Spanjёn, nё Nigeri, unё u stërvita me kombëtaren deri nё 21 vjet. Mё kujtohet se aso kohe kisha rast tё nënshkruaja pёr Milanin”, ka thёnё Xavi. “Babai im dhe agjenti ishin tё pёrfshirё nё transferim. Fola me Adriano Gallianin dhe ai mё ofroi dyfish mё shumё nga ajo qё fitoja nё Barcelona nё atё kohё”. “Por pas bisedës me familjen time, veçanërisht me nёnёn time, e cila mё sё shumti e kundërshtonte transferimin tim, vendosa tё mbetem nё Barcelona”, ka shtuar spanjolli, i cili sё fundi nёnshkoi kontratën e re me klubin spanjoll.