Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, i ka njoftuar drejtuesit e Interit se portugezi ende dëshiron të largohet nga Manchester United, pavarësisht se dështoi ëndrra e tij për të kaluar te Real Madrid këtë verë.Për më shumë, agjenti e të porsakurorëzuarit me Topin e Artë, ka shtuar se Ronaldo është i fascinuar me idenë për të luajtur në Giuseppe Meazza dhe për ta pasur trajner bashkëkombësin e tij, Jose Mourinho.Jorge Mendes kohëve të fundit është afruar me zikaltrit, sidomos pasi presidenti Massimo Moratti ia besoi transferimin e Ricardo Quaresmas, ndërsa aktualisht Mendes është duke punuar edhe për transferimin e Thiago Silvas te kampionët e Italisë.“Corriere dello Sport” njofton se drejtuesit e Interit tashmë janë në proces të përgatitjes së dëmshpërblimit të cilin duhet t’ua paguajnë Djajve të Kuq për ta sjellë superyllin portugez në Giuseppe Meazza.