
Pas humbjes së Rossonerëve nga Juventusi, Milani mbetet nëntë pikë pas Interit që udhëheq në vendin e parë, dhe sipas Ringhios, kjo diferencë pikësh nuk mund të rikuperohet, dhe kjo është arsyeja që mesfushori italian do të bëjë tifo për Zonjën e Vjetër që ta fitojë Scudetton. “Ne jemi nëntë pikë prapa dhe e kemi të vështirë ta fitojmë Scudetton. Nëse duhet ta mbështes ndonjë skuadër, atëherë e mbështes Juventusin, pasi që ata kanë kaluar disa momente të vështira vitet e fundit dhe kanë arritur të dalin nga ajo situatë në mënyrën më të mirë”.