Vikendin që shkoi u zhvillua java e fundit për vitin 2008 e sezonit 2008/2009 në Serie A. Interi kryeson në tabele, i ndjekur nga Juventus dhe Milan, me diferencë prej gjashtë dhe nëntë pikësh, respektivisht. Ekspertët italianë kanë dhënë formacionin më të mirë për këtë pjesë të sezonit që përfundoi. Formacioni 4-3-3:
Portier: Sebastien Frey (Fiorentina)
Mbrojtës: Douglas Maicon (Inter), Ivan Cordoba (Inter), Giorgio Chiellini (Juventus), Marek Jankulovski (Milan)
Mesfushorë: Walter Gargano (Napoli), Esteban Cambiasso (Inter), Momo Sissoko (Juventus)
Sulmues: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Amauri (Juventus), Diego Milito (Genoa)