Blank: Kush fiton, do ta frikësojë Interin
Pas kualifikimit për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Juventusi do të ngjitet sërish në sfidat e kampionatit, ku menjëherë, të dielën do të impenjohet seriozisht në ndeshjen ndaj Milanit. Nëse trajneri Klaudio Ranieri nuk beson se kjo sfidë është vendimtare për titullin, administratori i deleguar i bardhezinjve, Zhan Klod Blank, kundërshton trajnerin e tij: “Do të jetë padyshim një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi ajo skuadër që humbet do të zgjerojë në nëntë pikë diferencën e saj nga Interi, sepse zikaltrit do të jenë të impenjuar në “San Siro” në një ndeshje kundër Kievos, e cila me shumë mundësi do të fitohet lehtësisht nga djemtë e Zhoze Murinjos. Ndërmjet nesh dhe Milanit ekziston një respekt i madh dhe me bindjen se kjo sfidë do të dhurojë një spektakël madhështor, duam t’u tregojmë të gjithë sportdashësve në bote se, futbolli modern ekziston vetëm në Itali”.