15 dhjetor 2008

Presidenti ia dedikon fitoren tifozëve

Presidenti i "Zonjës së Vjetër", Xhovani Koboli Xhili, nuk e fsheh lumturinë e tij të madhe pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm. "Këtë fitore dua t'ia dedikoj të gjithë atyre që besuan dhe vazhdojnë të besojnë te Juventusi, por mbi të gjitha kritikëve tanë. Anti-Interi? Qëndrojmë me këmbë në tokë, kjo është forca jonë. Jam shumë i nderuar nga loja e zhvilluar nga skuadra, mbi të gjitha nga të rinjtë tanë si De Çelje e Markizio, një përgjigje për ata që theksojnë se suksesi është i pamundur nëse nuk shpenzohet shumë", përfundon presidenti bardhezi.