19 dhjetor 2008

Anglezët apo italianët?

Shorti i hedhur të premten në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë tre megapërballje anglezo-italiane.
Skuadra kampione e Italisë, Inter, do të përballet me kampionët e Ligës Premier dhe kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Manchester United. Zonja e Vjetër nga Torino do të vihet përballë finalistëve të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Chelsea. Ndërsa Topçinjtë e Londrës do të ndeshen me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, Roma. Vitin e kaluar skuadrat angleze ishin dominuese në Evropë, a do ta vazhdojnë këtë traditë edhe këtë sezon? Ose ndoshta tash është koha që italianët ta kthejnë namin e vjetër pas disa problemeve që patën vitet e fundit...