14 dhjetor 2008

Kaka: Dua të jem vendimtar ndaj Juves

Rikardo Kaka, pak orë përpara startimit të supersfidës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit është i karikuar në maksimum për të qenë vendimtar me lojën e tij. Pas dëmtimit të djeshëm, diçka ka ndryshuar, megjithatë braziliani është stërvitur rregullisht me skuadrën, çka rrit akoma më shumë përqindjen e prezencës së tij në fushë. “Do bëj gjithçka për të luajtur në Torino”, - janë fjalët e brazilianit të Milanit në intervistën për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”. Kaka, si ndiheni për momentin? Në ndeshjet e fundit nuk kam qenë mirë fizikisht. Por shpresoj që kundër Juventusit të luaj, sepse gjatë orëve të fundit jam stërvitur mirë, ndonëse dhimbja nuk është zhdukur akoma. Atëherë mund të na thoni se në ç’pozicion ju pëlqen të luani në fushë? Problemi nuk qëndron këtu, se ku më pëlqen mua të luaj, por në faktin kur më kërkojnë të bëj gjëra që nuk jam në gjendje t’i bëj. Për shembull: më kërkonin të luaja si sulmues i dytë, kur nuk isha i aftë ta bëja. Pastaj, me kalimin e kohës mësova, kështu që tani e tutje dua të luaj gjithmonë kështu. Pra, përpara portës kundërshtare e sa më pranë saj. Kështu e kam më të lehtë, por megjithatë unë nuk mund të mësoj të jap 100% tim në çdo pozicion të fushës. Të paktën këtë mos ma kërkoni. Unë sakrifikohem për skuadrën, por kjo sakrificë ka pasojat e saj. Është e vërtetë që keni thënë se duhet të perfeksiononi mirëkuptimin në fushë me Ronaldinjon? Po, e kam thënë dhe e konfirmoj. Madje kur thoshin që unë nuk isha vendimtar për Milanin, nuk ishte faji im apo i Ronaldinjos, por i mekanizmave të lojës, që nuk më lejonin të jepja 100%-shin tim. Mërziteni akoma kur ju quajnë egoist? Nëse gjuan, thonë që gabove që nuk pasove e nëse pason, thonë që gabove, më mirë të gjuaje. Kështu që tani as që i dëgjoj fare kritikat. Mua më intereson vetëm të ndihmoj skuadrën e të jem vendimtar për të në çdo moment.Madje, po të lindte nevoja, për të mirën e Milanit do të zija vend edhe në portë për të pritur ndonjë penallti. Altafini ju ka këshilluar që të luani si Platini, larg portës, kështu do pësonit më pak faulle. Mua faullet mi shkaktojnë gjithandej. Gjithsesi, dua të theksoj diçka: nuk kam asnjë problem të luaj jashtë pozicionit tim të preferuar; edhe me Ronaldinjon nuk kam kurrfarë mosmarrëveshje. Mua më pëlqejnë sfidat dhe të luash përkrah Ronaldinjos, është një sfidë për t’u fituar. Si do t’ia bëni pa Gatuzon për gjashtë muaj? Që tani kemi filluar të provojmë disa ndryshime. Mëvjen keq që u dëmtua, pasi gjatë kësaj kohe po i jepte një dorë më shumë sulmit. Besoni se Flamini mund ta zëvendësojë më së miri Gatuzon? Janë që të dy lojtarë të ndryshëm, por Flamini mund të na ndihmojë, dhe pse i duhet akoma të kuptojë dallimin ndërmjet futbollit anglez dhe atij italian. Çfarë ka Interi më shumë se Milani? Përveç 6 pikëve në tabelën e klasifikimit, asgjë tjetër. Do besonit akoma tek titulli edhe sikur të mundeshit nga Juventusi? Sigurisht që po, kampionati është ende i gjatë. Gjithsesi, s’dua ta imagjinoj veten 9 pikë larg Interit. Kush do jetë protagonist i supersfidës së të dielës? Si Milani, edhe Juventusi kanë shumë lojtarë, të cilët mund të vendosin fatin e ekipit nga çasti në çast. Besoj se do jetë një ndeshje e ekuilibruar, gjatë së cilës goditjet e dënimit do kenë mjaft peshë. Për rrjedhojë mendoj se si Ronaldinjo dhe Del Piero, gjithashtu edhe Pirlo mund të jenë protagonistët e kësaj sfide. Jeni kurioz të stërviteni përkrah David Bekham? Jam mjaft kurioz e për më tepër edhe optimist. Jam i sigurt se do të na ndihmojë të fitojmë kampionatin. Disa muaj më parë thatë se ky kampionat do jetë shumë i bukur. E konfirmoni akoma edhe sot mendimintuaj? Po. Dhe shpresoj që në fund të këtij kampionati të jenë tifozët tanë kuqezinj më të kënaqurit.