Kapiteni i Barcelonёs, Carles Puyol, thotë se bashkёlojtari i tij, Lionel Messi, ёshtё futbollisti mё i mirё nё botё.Edhe pse dje Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Artё dhe u shpall si futbollisti i vitit, Puyol mendon se Messi ёshtё mё i mirё dhe se nё tё ardhmen ai do ta fitojё kёtё trofe, dhe jo njё herё por disa herё. “Cristiano e meritoi atё sepse pati njё sezon shumё tё mirё. Por, pёr mua, mё i miri ёshtё Messi. Ai ёshtё bashkёlojtari im dhe unё kënaqem kur punoj me tё çdo ditё, kënaqem ta shoh se si luan”, ka thёnё Puyol. “Dhe mendoj se nuk jam i vetmi qё e kam kёtё ndjenjё. Tё gjithё e kanё. Jam i sigurt se ai njё ditё do tё fitojё mirënjohje dhe kjo nuk do tё ndodhё vetëm njё herё, por disa herё”, ka përfunduar Puyol.