
Në bazë të statistikave, kapiteni i Juves udhëheq me 19 gola në 37 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2008 (me 14 gola të shënuar në pjesën e sezonit e kaluar dhe pesë këtë sezon). Del Piero tashmë është para sulmuesit të Interit Zlatan Ibrahimovic, i cili ka të shënuar vetëm 18 gola gjatë vitit 2008, ndërsa mbrëmë dështoi të shënonte kundër Sienas. I vetmi lojtar që mund t’i bëjë konkurrencë Del Pieros është partneri i tij në sulm, Amauri, i cili ka të shënuar 18 gola gjatë vitit 2008 (8 sezonin e kaluar me Palermon dhe 10 këtë sezon me Juven). Kjo do të ishte arritje e madhe për Del Pieron, pasi që asnjë lojtar i Juves nuk e ka fituar këtë çmim që nga viti 1985 kur e kishte fituar Michel Platini. Alex dhe Amauri do të konkurrojnë sot përballë Atalantës në Bergamo, e cila është ndeshja e fundit për Juven këtë vit.
DEL PIERO - Golashenuesi i vitit 2008 me 20 GOLA