14 dhjetor 2008

Pato: “Do të kthehemi në Milano me tri pikët”

Aleksandre Pato, i intervistuar nga “Tuttosport”, flet për vështirësitëqë mbart në vetvete përballja e “Olimpikut” të Torinos me bardhezinjtë: “Ata janë një skuadër e fortë, agresive, por megjithatë ne do kthehemi në Milano me 3 pikë më shumë në tabelën e klasifikimit”. Me sa duket, Pato i beson shumë klasit të shokëve të tij e sidomos vetes. Madje, talenti brazilian beson se do jetë pikërisht ai protagonisti kryesor në përfundim të këtij takimi: “Nuk besoj se në përfundim të kësaj ndeshjeje do vendoset se cila skuadër do jetë ndjekësja e Interit në kampionat. Shpresoj që ndaj Juventusit të luaj titullar e pse jo edhe të shënoj. Unë jam e tashmja e Milanit, e jo e ardhmja e këtij klubi. Tani për tani po luaj, kështu që dua ta ndihmoj skuadrën me golat e mi. Sivjet dua edhe unë të jap kontributintim për skuadrën kundër bardhezinjve”. Më pas, numri 7 i Milanit reflekton për dy specialistët e goditjeve të dënimit, Del Pieron dhe Ronaldinjon: “Unë kam ndjekur nga afër vetëm Dinjon, por megjithatë kam parë edhe golat e shënuar nga Del Piero. Nesër në mbrëmje (sot) do mund ta marrim vesh se kush është më i zoti”. Në përfundim, Pato rrëfen dhe ëndrrën e tij në sirtar: “Topi i Artë është një nga objektivat e mi”.