Ish-sulmuesi bardhezi, tashmë presidenti i UEFA-s: Le të fitojë më i miri. Por më mirë JuvjaA do të më bëni një dhuratë në Itali? Në këtë botë dhune, ju lutem, rigjejeni dimensionin ironik të tifos! Njëlloj si në kohën kur isha te Juvja.” Michel Platini flet duke parë Egjeun: “Voulagmeni”, lagja rezidenciale e kryeqytetit grek, hotel ekstraluksoz dhe vila buzë detit. Flitet për etikë sportive, ndërsa Athina digjet sërish: në qendër rifilluan revoltat kundër qeverisë për vrasjen e adoleshentit manifestues, ndërkohë që shiu lag rrugët e mbushura nga trafiku. Francezi është i ftuari i Këshillit të Europës, që ka aprovuar tri ligje mbi sportin. Një vit më parë u kërkoi 47 anëtarëve: “Më ndihmoni të shpëtoj futbollin”. Mision akoma i papërmbushur.
- Si ishte tifozllëku në kohën tuaj?
- Ndryshe. Tifozët italianë ishin të aftë të bënin gjëra të mëdha. Nuk e kuptoj pse nuk duhet të jetë e mundur sot.
- Duhet filluar të hiqen barrierat për finalen e Championsit në Romë?
- Ndoshta.
- Dikush ka thënë: nëse qëndrojnë barrierat…
- Stop! Dhe çfarë të bëjmë? Të anulojmë finalen e Romës? Lërini këto, nuk është e mundur: ne do të përpiqemi, do ta provojmë, nëse do t’ia arrijmë do të jetë akoma më e bukur.
- Mundësisht me një skuadër italiane në fushë.
- Sa herë që luhet në Romë, ndodh. Pse jo! Njëra mes Interit, Romës e Juves mund t’ia dalë. Por deri në çerekfinale do të jetë një Champions i madh: skuadrat e dyta që kanë dalë në grup mund të jenë surprizë.
- Keni thënë: “Do të më pëlqente, si president i UEFA-s, t’ia dorëzoj një ditë Championsin Juves’.
- Eh…
- Atëherë kthehemi te ndeshja e sotme: është Juve-Milan që…
- Po, e di, Interi duhet të fitojë dhe të shkojë në 39 pikë, kështu është në lojë vendi i dytë. Po çfarë mund të them? Jam president i UEFA-s, jam neutral, le të fitojë më i forti. Nëse pastaj do të jetë Juventusi, akoma më mirë…
- Juventus-Milan është ndryshe nga koha kur luante Platini?
- Oh, po: kur erdha unë Milani ishte në Serinë B. Sfida ishte Juve-Roma, pastaj Juve-Napoli.
Analiza
Juninho: Dinjo apo Aleks? Të dy janë të mirë
Juventus-Milan nuk do të jetë thjeshtë sfida e zakonshme, 11 kundër 11, por do të përmbledhë në brendësi të saj shumë sfida që iu interesojnë shumë të pasionuarve në të gjithë botën. Ajo relative e goditjeve standarte do të shohë si protagonistë Alessandro Del Pieron dhe Ronaldinhon. Dhe kush më mirë se specialisti numër një për momentin në botë, mund të japë mendimin e duhur? Mesfushori brazilian i Lyonit, Juninho, gjithsesi nuk di të zgjedhë mes të dyve: “Janë shumë të fortë dhe aq të ndryshëm. Del Piero përdor më shumë forcën, shpesh gjen një zgjidhje me fuqi dhe kështu shpjegohen trajektoret e tij thuajse të drejta. Ndërsa Ronaldinho, ka një prekje të topit më të ëmbël, kërkon efektin.” I pyetur mbi “fazat që duhen ndjekur” për t’u bërë një fenomen i goditjeve standarde, Juninho përgjigjet: “Si bazë duhet të jetë një dhuratë natyrale. Pastaj puna në fushë shërben për të plotësuar. Kampioni nga jam frymëzuar unë? Roberto Baggio. Ishte fenomenal, i pabesueshëm”, - përfundon Juninho.