
Amauri shënoi dy gola në derbin e mbrëmshëm, që ishin edhe vendimtare për tre pikët e reja.“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje perfekte. Ekipi tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje kundër rivalit të drejtpërdrejtë. Jam i kënaqur me dy golat e mi”, ka thënë Amauri.“Duhet ta falënderoj edhe njëherë De Ceglie për asistimin perfekt të tij, ai është djalosh i të ardhmes së ekipit”, ka përfunduar braziliani.