
“Është derbi i madh italian dhe ne jemi të gatshëm. Prindërit e mi do ta përcjellin ndeshjen nga Brazili, sepse do të transmetohet edhe atje”. “Do të jetë një mbrëmje e veçantë, mirëpo ne nuk duhet të fiksohemi vetëm pas kësaj ndeshjeje, pasi që kampionati sapo ka filluar”. “Duhet të luajmë një ndeshje të përsosur me mentalitetin e fituesit nëse dëshirojmë ta mposhtim Milanin”, është shprehur ish-sulmuesi i Palermos për “La Gazzetta dello Sport”.