01 dhjetor 2008

Wenger: Fëmijët e mi të Arsenalit nuk mund të thyhen

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lojtarët e tij të rinj nuk janë ndikuar psikologjikisht nga turbullirat e sezonit.
“Si mund ta thyeni këtë skuadër. Ata janë një ekip shumë i ri dhe kanë 15 ose 20 vite para tyre. Ata tashmë janë në maje, disa në moshën e vetëm 19 viteve. Ky ekip ka një të ardhme fantastike, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga jashtë klubit për t’i thyer. Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Wenger.“Ndjej se ky ekip mund të jetë një prej forcave në Evropë për shumë vite, por duhet t’i bindim njerëzit, dhe kjo nuk do të thotë të flasim shumë, por vetëm të dalim dhe të luajmë mirë”.“Opinioni përfundimtar është gjithmonë fundi i ndeshjes. Nëse fitoni jeni hero, edhe nëse kundërshtari qëllon shtyllën dhjetë herë. Nëse humbni, dhe nëse keni prekur shtyllën 10 herë, jeni të pavlefshëm”, ka përfunduar francezi.