01 dhjetor 2008

Guardiola i kënaqur nga dy golat e Messit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, shënoi dy gola të vonshëm për t’i ndihmuar ekipit të tij të shënojë një fitore të rëndësishme prej 3-0 në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sevillas, ndërsa trajneri Pep Guardiola është shprehur plotësisht i kënaqur me paraqitjen e argjentinasit.
“Kjo fitore është edhe një hap përpara, pasi është 30 nëntori dhe ende nuk ka kampion. Ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Sevilla nuk më zhgënjeu. Në pjesën e parë ne ishim të çorientuar, por në pjesën e dytë e udhëhoqëm topin mirë dhe ishte më ndryshe”, ka thënë Pep Guardiola.“Do të më kishte pëlqyer një lojë më komplete në pjesën e arë, por jam shumë i kënaqur. Messi? Çfarë mund të them! Ai është një lojtar më ndryshe. Ajo çfarë dua nga ai është të jetë i lumtur dhe të kënaqet duke luajtur”, ka shtuar trajneri i Barces.Me fitoren e mbrëmshme, Barcelona rrit diferencën në gjashtë pikë ndaj rivalit kryesor për titull, Real Madridit, që mbrëmë u mposht nga Getafe me rezultat 3-1.