01 dhjetor 2008

Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur Sevillën në Ramon Sanchez Pizjuan me rezultat 3-0, dhe nëse katalunasit vazhdojnë të shfaqin lojëra të këtilla, pad

Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, thotë se ekipi që ai drejton shumë shpejtë do të ndjekë modelin e transferimeve të Arsene Wengerit, në Arsenal.
“Gjithmonë keni nevojë për kualitet dhe Chelsea ka qenë një klub që ka shpenzuar shumë para në tre, katër apo pesë vitet e fundit, por tash jo. Me mua, jo. Unë kam harxhuar para vetëm në Decon”, ka thënë Scolari.“Arsenali nuk ka harxhuar para, ndonjëherë një këtu një atje. Arsene e din se në cilën pozitë është më së miri të harxhosh para, dhe tash ndoshta është koha kur ne kemi nevojë të mendojmë për para, trajnerë, bord, klube, lojtarë, pasi nuk është lehtë më. Kemi nevojë të mendojmë”, ka shtuar braziliani.Chelsea sot do të presë Arsenalin në Stamford Bridge, në derbin më interesant të Premierligës.