Një rikthim sensacional ka bërë skuadra e Villarrealit në takimin e të shtunës të zhvilluar në El Madrigal kundër Getafes, ndërkohë që Atletico Madridi ka shënuar fitore bindëse si mysafir i Sporting Gijonit, me rezultat 5-2.Nëndetësja e Verdhë u gjet në disavantazh prej tre golash në pjesën e parë, mirëpo arriti që të rikthehet në mënyrën më të mirë për të barazuar shifrat në 3-3 në pjesën e dytë të takimit. Mysafirët e Getafe shënuan tri herë me anë të Esteban Granero Molina (10’), Jaime Gavilan (17’) dhe Francisco Javier Casquero (30’), dhe me rezultatin 3-0 në favor të tyre e përfunduan pjesën e parë. Mirëpo vendasit arritën që në pjesën e dytë me golat e Robert Pires, Sebastian Eguren dhe Giuseppe Rossi (85’) të barazojnë gjithçka dhe të nxjerrin një pikë nga ky takim për të ruajtur pozitën e dytë në tabelë, para Valencisë dhe Realit që kanë nga një lojë më pak të zhvilluar. Takimi tjetër i La Ligas ndërmjet Sporting Gijon dhe Athletico Madrid, i ka takuar skuadrës nga kryeqyteti spanjoll, e cila ka shënuar fitore si mysafir me rezultat 5-2. Nga dy gola për Atleticon i shënuan Sergio Aguero (5’ dhe 40’) dhe Diego Forlan (56’ dhe 80’), ndërsa një gol e shënoi Maxi Rodriguez (71’). Për vendasit shënuan Bilic (4’) dhe Barrall (60’).