Barcelona shkatërron gjithçka që i del përpara
Barcelona e ka deklasuar Valencian me rezultat 4-0 në derbin e parë të javës së katërmbëdhjetë të La Ligas, i cili u zhvillua të shtunën në Camp Nou. Blaugranët kanë vazhduar të shfaqin spektakël duke i kënaqur tifozët e tyre, ndërkohë që sonte ishte edhe nata e sulmuesit francez, Thierry Henry, i cili shënoi hat-trick. Në pjesën e parë të takimit u vërejt një dominim i plotë i Barcës, e cila shënoi dy gola. Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 20-të të takimin ndërsa protagonist ishte Henry. Francezi shënoi edhe golin e dytë (28’), pasi Hleb pranoi një pasim të gjatë të Alves dhe pasoi te Henry i cili nuk mund të gabonte nga ajo pozitë dhe e mposhti për të dytën herë portierin Renan. Me të filluar pjesa e dytë (46’) Dani Alves shënoi golin e tretë për Barcën, pas një pozicioni kontrovers të Hleb, i cili ishte njeriu kryesor që filloi aksionin, ndërsa mbrojtësi brazilian i krahut e përfundoi në mënyrën më të mirë. Inkuadrimi në lojë i Bojan Krkic ishte një dhuratë për Thierry Henryn. Serbi me pasaportë spanjolle bëri gjithçka vetë dhe në fund ia dorëzoi topin ish-sulmuesit të Arsenalit, i cili e kompletoi hat-trickun e tij (79’), dhe vendosi rezultatin përfundimtar, 4-0.