Skuadra e Valencisë do t’i shesë disa nga yjet e skuadrës për t’i paguar borxhet e mëdha financiare.Sipas gazetës “Marca”, dy skuadrat kryesore për të fituar shërbimet e asit të Los Che, David Villa, janë skuadrat e Premierligës, Chelsea dhe Manchester City.Barca ka ripërsëritur interesimin për spanjollin tjetër, David Silva. Në anën tjetër, edhe Joaquin, Fernando Morientse, Vicente, Raul Albion, Miguel, Manuel Fernandes dhe Viana, janë lojtarët tjerë për të cilët ka mjaft interesime.Sipas spekulimeve të mediave spanjolle, Valencia ka borxh në vlerë prej 150 milionë euro dhe së shpejti klubi mund ta shpallë bankrotimin.