Dinamo e Zagrebit është eliminuar nga Kupa UEFA pas humbjes prej 2-1 ndaj Udineses, derisa NEC Nijmegen ka shënuar fitore në fushë të Spartak Moskës.Udinese pati nevojë vetëm për pesë minuta për ta hapur rezultatin. Pas një depërtimi të mirë të Di Natale, Quagliarella gjeti preku rrjetën kundërshtare për t’i dhënë epërsinë ekipit italian.15 minuta para fundit të kohës së rregullt, ndeshja u ndërpre për shkak të gjësendeve të hedhura nga tifozët kroat.Por sapo filloi ndeshja, vendasit shtuan epërsinë në 2-0. Pas një harkimi të Di Natale, Obodo u gjend në vendin e duhur për të fundosur shpresat e Dinamos (79’).Kroatët në fund arritën vetëm të ngushtojnë rezultatin, me anë të Igor Biscan.Në ndeshjen tjetër të grupit D, pas disavantazhit të hershëm prej 1-0 (minuta e 2-të), mysafirët holandezë kanë arritur të rikthehen në pesë minutat e fundit të ndeshjes, duke shënuar dy gola të shpejtë (85’ dhe 88’) dhe duke marrë tri pikët në udhëtim.Pas tre ndeshjeve, Udinese mban kreun e grupit me 9 pikë, i ndjekur nga Tottenham me 6 pikë. NEC dhe Spartaku kanë nga 3 pikë, sa ka edhe Dinamo, por me katër ndeshje të zhvilluara.
Kupa UEFA: Manchester City barazon por kualifikohet
Ekipi i Premierligёs, Manchester City, edhe pse ka barazuar pa gola nё fushё tё vet ndaj Paris Saint Germain, ka arritur tё kualifikohet pёr nё rundin e ardhshёm tё Kupёs UEFA.
Djelmoshat e trajnerit Mark Hughes, pavarësisht qё dominuan ndeshjen, nuk arritën tё gjejnë portёn kundrёshtare, por mbrojtën tё paprekur edhe portёn e tyre.
City tash mbledh 7 pikё dhe mbetet nё krye tё grupit A, ndërsa ka edhe njё ndeshje tjetër pёr tё zhvilluar.
Nё pozitën e dytё tё grupit A, pas fitores prej 2-1 ndaj ekipit gjerman Schalke, ngjitet ekipi holandez Twente, qё drejtohet nga ish-selektori i Anglisё, Steve McLaren.
Me kёtё fitore edhe holandezёt sigurojnë pjesëmarrjen nё fazёn e ardhshme, ndërsa ndeshja mes Racing Santander dhe Manchester Cityt do tё jetё vendimtare, nёse Schalke do tё arrijё tё sigurojё vend pёr nё fazёn e ardhshme.