
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Wayne Rooney (42’), i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Hart pas gjuajtjes së Carrick dhe ky gol rezultoi të jetë goli i fitores për Djajtë e Kuq. Nga minuta e 68-të Manchester United, që ishte skuadër mysafire në këtë takim, mbeti pa Cristiano Ronaldon, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, pasi e ndali topin me duar.
Nga ky moment skuadra e Cityt ishte shumë kërkuese për golin e barazimit mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arriti t’i njëjtësonte shifrat. Kjo fitore e ngrit Unitedin në kuotën e 28 pikëve, me pesë pikë diferencë nga liderët Chelsea dhe Liverpool.