01 dhjetor 2008

Totti mposht vjollcët

Simboli romak, Francesco Totti, ia ka sjellë fitoren skuadrës nga kryeqyteti italian në takimin e vështirë kundër Fiorentinës të zhvilluar në Olimpico, me golin e vetëm të shënuar në minutën e 59-të.
Giallorossët të cilët kanë lënë pas vetes krizën disajavëshe, ishin skuadër më e mirë në fushë se kundërshtari i tyre edhe pse arritën të shënojnë vetëm një gol. Në minutën e 59-të, Rodrigo Taddei pasoi te kapiteni Francesco Totti i cili me një goditje të fuqishme e mposhti portierin Frey. Me këtë fitore skuadra e Spalletit arrin kuotën e shtatëmbëdhjetë pikëve duke iu shmangur zonës së rrezikut, dhe dalëngadalë po ngjitet drejt kreut të tabelës.