01 dhjetor 2008

Gerrard i uritur për trofe

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se këtë sezon më shumë se kurrë më parë ka dëshirë që të luftojë bashkë me skuadrën e tij për të fituar trofe.
Mesfushori legjendar mbrëmë e ka festuar dhjetëvjetorin e paraqitjes së tij në ekipin e parë të Liverpoolit duke pohuar se të qenit në këtë skuadër prej fëmijërie është diçka shumë e veçantë. “Ky jubile vlen shumë për mua. Kjo është një javë e veçantë për mua dhe dua ta shijoj të tërën pasi që jam duke e jetuar ëndrrën që nga dita e parë kur e vesha fanellën e Liverpoolit”. “Këto dhjetë vite shkuan shumë shpejt, por këto ishin dhjetë vitet më të mira në jetën time”. “Tash më shumë se kurrë jam i uritur për sukses. Me çdo kusht e dëshiroj titullin e Ligës Premier, dhe shpresoj që të luajmë kështu deri në fund të sezonit, të cilin shpresoj ta përfundojmë në vendin e parë në tabelë. Dua të them se dëshiroj edhe shumë trofe para se ta përfundoj karrierën”, ka thënë simboli i Të Kuqve.