03 dhjetor 2008

Trezege: Ndjej mall për përfaqësuesen time

Davide Trezege shpreh dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer në përfaqësuesen franceze. Në një intervistë për të përditshmen franceze L’ Equipe, ai shprehet se përfaqësuesja i mungon shumë.“Mendoj të gjej një mundësi për rikthimin me përfaqësuesen në një eveniment si botërori i vitit 2010, -deklaron sulmuesi që luan me Juventusin në Itali. Përfaqësuesja më ka munguar gjithmon, më mungon edhe sot. Dëshiroj që një ditë të rikthehem si dikur”.Davis Trezege ka dhënë një kontribut të pashlyer në botërorin, Franc 98, dhe në Euro 2000, ku në këtë kompeticion i dha edhe titullin kampione e Europes skuadrës së Francës më një gol të artë në minutat shtesë. Trezege gjatë drejtimit të Francës nga Domenek, ka mbetur jashtë listës së përfaqësues, megjithë formën e shkëlqyer që ka paraqitur tek skuadra e Juventusit.